Një debat i gjerë ka nisur së fundmi lidhur me frekuentimin e plazheve në vendin tonë.
Në rrjetet sociale qarkullojnë shpesh video nga pushues, të cilët dëshmojnë plazhet pothuajse bosh; Dhe nga ana tjetër, qeveritarë dhe analistë të ndryshëm që pohojnë se realiteti është ndryshe.
Së fundmi një “luftë të video-dëshmive” ka pasur edhe mes kryeministrit dhe gazetarit Blendi Fevziu.
Ky i fundit, publikoi një video – selfie nga Gjiri i Gramës (një prej gjireve më të bukura në bregdetin e jugut) ku shiheshin çadrat e mbyllura.
Pak orë më vonë, vetë Kryeministri nxitoi të publikonte një video nga i njëjti gji, ku shihen disa plazhistë.
“Gjiri i Gramës si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit”, shkruan ai, duke shtuar edhe ironinë “mbushur me patronazhistë kuptohet, që i çuam nga deti me autobusa se me rrugë është ca si e pamundur”.
Video e publikuar nga gazetari Blendi Fevziu
Video e publikuar nga Kryeministri
Kë duhet të besojmë?
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd