Transmetuar më 02-08-2024, 08:51

Turqia ka bllokuar aksesin në platformën e mediave sociale, “Instagram”. Lajmin e bëri të ditur rregullatori i Teknologjisë së Informacionit në vend të hënën, por duke mos dhënë një arsye apo një afat kohor për bllokimin.

Kjo lëvizje pason komentet e bëra të mërkurën nga zyrtari turk i komunikimeve Fahrettin Altun, i cili e kritikoi platformën për atë që ai e cilësoi si vendimin për të bllokuar postimet në të cilat bëheshin ngushëllime për vrasjen e Ismail Haniyeh, zyrtar kyç i grupit militant palestinez, Hamas.

“Kjo është censurë, pastër dhe thjesht”, tha Altun, drejtor i komunikimit në Presidencën turke me anë të një postimi në platformën “X”, teksa shtonte se “Instagrami” nuk kishte përmendur ndonjë shkelje të politikave për veprimin e tij.

Vendimin, Autoriteti i Teknologjisë dhe Komunikimit në Turqi, e publikoi në uebsajtin e tij më 2 gusht.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit