Transmetuar më 01-08-2024, 22:07

Shkup- Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas bërjes publike të incidentit të ndodhur në aeroportin e Shkupit ku sigurimi ka tentuar ti marrë telefonin presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në reagim MBP-ja maqedonase shprehet se sot rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja Osmani po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin ta kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore.

Më tej në reagim thuhet se pas gjysmë ore ka shkuar një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi me dy persona të tjerë dhe kanë kërcënuar punëtorët e TAV-së dhe i kanë pyetur se kush i ka shkaktuar problem presidentes.

“Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentit. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare”, thuhet në njoftim.

Më tej, MPB-ja maqedonase tha se menjëherë pas kësaj është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit