Transmetuar më 01-08-2024, 16:28

Indonezia bëhet shteti i parë në botë që ndalon shitjen e produkteve të duhanit për të rinj që nuk kanë mbushur ende moshën 21 vjeçare.

Në SHBA kjo moshë e detyrueshme është e vlefshme vetëm për pijet alkoolike dhe megjithatë nuk gjen zbatim të plotë.

Nuk është e qartë nëse kjo do të ndodhë edhe në Indonezi me ligjin e ri.

Sipas rregullores së re, ndalimi i shitjes së cigareve u rrit nga 18 në 21 vjeç dhe gjithashtu u ndalua shitja e cigareve për gratë shtatzëna.

Ndryshimet e tjera janë ato të distancës. Shitja e cigareve nuk do të lejohet 200 metra nga këndet e lojërave të fëmijëve dhe institucionet arsimore, tha ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit