Të nderuar lexues, më poshtë gjeni horoskopin ditor nga astrologu italian Branko Vatovec, për ditën e premte 2 gusht 2024, përkthyer nga noa.al.
Dashi: Këtë të premte do t’ju duhet të përballeni me efektet negative të një Hëne katrore. Më mirë të bëni kujdes maksimal, veçanërisht në vendin e punës. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund të përfundoni duke u grindur me një partner ose bashkëpunëtor.
Demi: Sipas horoskopit të Brankos nesër mund të mbështeteni në bashkëfajësinë e një Hëne të bukur në Gaforre. Gjatë kësaj dite të premte, personi që mendonit se ishte thjesht një mik mund të shndërrohej në diçka më të thellë…
Binjakët: Nesër do të jetë një ditë shumë stimuluese. Yjet ju inkurajojnë ta kaloni duke relaksuar, duke bërë diçka të këndshme dhe argëtuese. Do të jetë një mënyrë efektive për të rimbushur bateritë tuaja për javët e ardhshme.
Gaforrja: Nesër do të keni Hënën në shenjën tuaj, Saturnin dhe Mërkurin në një aspekt të favorshëm: do të jeni plot sharm, karizëm dhe dëshirë për t’u përfshirë. Ata që prej disa kohësh janë vetëm duhet ta shfrytëzojnë këtë për të bërë njohje të reja.
Luani: Nesër do të keni Diellin dhe Venusin në shenjë, Marsin dhe Jupiterin në aspekt të mirë. Të gjitha këto premtojnë për një ditë elektrizuese. Rritet dëshira për të ikur, për të bërë një pushim argëtues duke u shkëputur nga angazhimet e përditshme. Mbrëmje intriguese për dashurinë.
Virgjëresha: Siç tregon horoskopi i Brankos, nesër Hëna dhe Mërkuri miqësorë në shenjën tuaj mund t’ju rezervojnë një surprizë të këndshme, një takim, një telefonatë të këndshme. Këtë të premte dhe në përgjithësi në këto ditë mund të bëni një mik të ri, një njohje të veçantë…
Peshorja: Nesër yjet mund të sjellin lajme interesante në punë, ndoshta një bashkëpunim të ri. Sidoqoftë, do të duhet të jeni të kujdesshëm, sepse Hëna në disonancë mund t’ju bëjë pak acarues ose të padurueshëm.
Akrepi: Nesër Hëna do të jetë në aspekt të shkëlqyer dhe nuk përjashtohet të përjetoni një dashuri krejtësisht të papritur. Me kalimin e ditëve, sfera e dashurisë do të bëhet gjithnjë e më protagoniste në jetën e Akrepit, në sajë të kalimit të ri të Venusit.
Shigjetari: E nesërmja premton të jetë një ditë interesante, nga çdo këndvështrim. Yjet ju ftojnë të jeni të sinqertë me ata që keni në krah, në funksion të javëve të ardhshme, kur Afërdita do të pozicionohet në kah të kundërt dhe dashuria do të bëhet më e diskutueshme.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Brankos nesër, Hëna në kah të kundërt mund të shkaktojë diskutime në vendin e punës ose në familje: tregohuni të kujdesshëm. Nëse nuk u kushtoni vëmendje fjalëve tuaja, rrezikoni të debatoni me një partner apo koleg.
Ujori: Nesër do të ndiheni më të qetë, optimistë dhe të vendosur në krahasim me ditët e fundit. Me kalimin e ditëve do të çliroheni nga kundërshtimi planetar dhe do të rifitoni forcën, dëshirën për t’u rikthyer në lojë, në punë dhe në dashuri.
Peshqit: Nesër do të keni një Hënë të bukur për t’ju dhënë frymëzime të thella, ide krijuese dhe dëshirë për të dashuruar. Mos i nënvlerësoni intuitat e këtyre orëve, sepse mund t’ju çojnë larg… Gjatë këtyre ditëve do të favorizohen takime të reja për beqarët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd