Transmetuar më 01-08-2024, 14:27

Dogana e Kosovës në një komunikatë për media thekson se ka arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra.

Në njoftimin për media thuhet se që nga themelimi i doganës e deri tani kjo është hera e parë që me datën 1 gusht arrihet kjo shumë.

“Kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona”, bëhet e ditur.

Sipas Doganës, ky rekord i ri është rezultat i një kombinimi faktorësh, duke përfshirë përmirësimin e procedurave doganore, lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, transparenca dhe edukimi publik.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, shprehu mirënjohjen për stafin e Doganës dhe për partnerët strategjikë që kanë ndihmuar në arritjen e këtij suksesi.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë mbledhja e 1 miliard eurove të hyra është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të Doganës së Kosovës”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit