Transmetuar më 02-08-2024, 08:00

Roberto Calenda, agjenti i Victor Osimhen, mbështetet në rrjetet sociale për të sqaruar të ardhmen e sulmuesit të Napolit: "Kam lexuar për shkëmbime imagjinative, e dërgojnë Victor aty-këtu sikur të ishte një paketë postare për t’u dorëzuar shpejt. Megjithatë, kjo paketë është golashënuesi më i mirë i titullit të tretë në historinë e Napolit. Respektojeni atë dhe ndaloni me lajmet e rreme!”

E ardhmja e nigerianit është ende enigmë. Klubi napoletan është në pritje të ofertave të vlefshme (klauzola është 130 milionë). Lukaku ndërkohë po stërvitet i vetëm, duke pritur që të mund të punojë sërish me Conten. Sulmuesi në pronësi të Chelsea është në fakt trashëgimtari i identifikuar nga klubi blu për zëvendësimin e mundshëm të Osimhen.

Ndërkohë, sulmuesi nigerian mbetet në “Castel di Sangro”, duke u stërvitur veçmas me urdhër të Contes, por nuk do të marrë pjesë ende në ndeshjet miqësore. Ai ka munguar edhe në ndeshjen e fundit të së dielës ndaj shqiptarëve të Egnatias.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit