

Carlo Ancelotti ka parë disa kampionë gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme si trajner. Ylli i fundit i mundshëm që ka nderin të menaxhojë, nën drejtimin e tij, është braziliani Endrick, i cili duket se i ka lënë menjëherë përshtypje.
Këto janë fjalët e italianit për BBC: "Ka qenë një javë shumë emocionuese për të, është shumë i ri. Ka cilësi mbresëlënëse, është shumë i fuqishëm dhe i shpejtë, do të përshtatet shpejt me grupin. Do të kërkoj shumë prej tij, sepse këtë javë të parë është paraqitur mjaft mirë në stërvitje.
Duke marrë parasysh se është një moment shumë emocionues për të, kundër Milanit luajti 45 minuta. Pra, ia dhashë mundësinë e debutimit me Real Madridin në një ndeshje të rëndësishme, edhe pse miqësore”.
Ndaj skuadrës së Fonseca ishte ndeshja e parë e 18-vjeçarit brazilian me fanellën e bardhë. Siç shpjegon “Marca”, ai ka shtyrë vetë që të shkonte në këtë mënyrë, pavarësisht se u kthye nga “Copa America” dhe kishte të drejtën e ditëve shtesë pushimi.
Në fakt, ishte vetë Endrick, ai që foli me klubin madrilen, duke u vendosur nën urdhrat e Carlo Ancelottit para pjesës tjetër të bashkatdhetarëve të tij, të cilët do të zbarkojnë vetëm sot në Çikago.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
