Pep Guardiola sheh përfitimet nga miqësorja parasezonale e Manchester City me Barcelonën. Pavarësisht barazimit 2-2 ndaj Blaugranëve dhe humbjes së mëpasshme 4-1 me penallti, trajneri i “qytetarëve” shikon gjysmën plot të gotës. Nisur fillimisht nga performanca e Jack Grealish, i cili shënoi golin e barazimit dhe u shfaq në gjendje të shkëlqyer sportive.
Pep “telefonon”, Jack përgjigjet. “Ai ishte agresiv, – nënvizoi Guardiola. – Unë e di se është i mirë në kontrollimin e topit, por bëri edhe katër ose pesë goditje. Kjo është e gjitha, duhet të dëshmojë vlerën e tij. Personalisht jam shumë i kënaqur me lojën që tregoi ndaj Barcelonës".
Më pas, Guardiola shpjegoi gjendjen fizike të Erling Haaland, i cili doli me disa shqetësime nga ndeshja kundër Barcelonës: “Ai kishte disa shqetësime, nuk ndihej mirë dhe për këtë arsye nuk luajti në pjesën e dytë. Nuk ndihej rehat dhe nuk donim të rrezikonim me të. Sidoqoftë, herët a vonë do të duhet të bëjë hapin e duhur, për t’u stërvitur dhe luajtur me kohë të plotë. Sezoni i ri është te dera, po afron”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd