Transmetuar më 01-08-2024, 01:06

PËRDITËSUAR – Tiranë, 1 Gusht 2024/noa.al- Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë pak pas mesnate në qendër të Tiranës.

Ngjarja ndodhi në orën 01:03 të 1 gushtit, raportuan dëshmitarë në vendngjarje për noa.al.

Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u ndje gjerësisht në të gjithë zonën e Myslym Shyrit, tha pronari i një biznesi në këtë aks rrugor, duke kontaktuar me noa.al.

Noa.al kontaktoi me policinë e Tiranës e cila tha se ka lokalizuar shpërthimin në rrugën "Reshit Çollaku", në një kantier në ndërtim.

Sipas policisë është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Është e paqartë përse ndodhi shpërthimi në pallatin në ndërtim në mes të Tiranës, në një nga zonat më të shtrenjta.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit