Transmetuar më 31-07-2024, 23:00

Xhovana Nikolli e dashura e Amarildo alias Xhenje Nikollit vijon me akuza ndaj Nuredin Dumanit.

Këtë herë Xhovana ka postuar një video në rrjetet sociale ku thotë Nuredin Dumani vijon dhe jep urdhra në burg akoma. Sipas Nikollit, Nuredin Dumani i ka bllokuar takimet e saj me partnerin. Ajo shton se Nuredin Dumani ka urdhëruar që takimet të mos bëhen në dhomat e takimit, por poshtë në magazina.

Ajo nuk kursen as akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili sipas saj është kushëriri i vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani.

Kujtojmë se motrat Nikolli morën vëmendjen e mediave pasi në banesën ku jetonin me qira në Elbasan, u vendos një sasi lënde shpërthyese, nga e cila mbeti i plagosur rëndë fqinji. Pas kësaj, Alda Nikolli doli me deklarata të forta, teksa publikoi dhe pamje ekskluzive nga bisedat me video që zhvillonte me dumanin, nga qelia e burgut.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit