Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 31-07-2024, 19:37
Fier, 31 Korrik 2024/noa.al- Fund i dhimbshëm për një burrë në moshë të thyer në Fier i cili humbi jetën nga një zjarr që doli jashtë kontrollit pranë banesës së tij.
Ngjadja ndodhi sot në fshatin Peshtan Bregas, në Fier, raporton noa.al.
Policia tha se shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.
Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd