Transmetuar më 31-07-2024, 13:09

Deputeti Dash Sula reagon rreth situatës alarmante të krijuar nga zjarri i djeshëm në qytetin e Shëngjinit ku flakët përpinë ambiente përreth rezorteve turistike, çadra e shezllonë e madje dogjën edhe banesa. Kjo situatë u pasua me panik ndër banorë, pushues e turistë, mjaft prej të cilëve ikën duke harruar pushimet.

Gjithçka po ndodhte kur Kuvendi miratonte kryetaren e re Elisa Spiropali.

Deputeti Dash Sula shprehet se u përpoq të marrë disa herë fjalën, por u refuzua.

Sot ai ka reguar në faqene tij në Facebook, duke vendosur edhe titullin ironik, "Shëngjini digjej, Parlamenti krihej".

Postimi i deputetit Sula:

"Shëngjini digjej, Parlamenti krihej" Pasditen e djeshme Parlamenti "celebronte" ndryshimet në qeveri. Kolegët e shumicës të veshur shik, shfaqeshin të buzëqeshur dhe duke perqafuar anëtarët më të rinj të kabinetit për të patur aksesin e tyre në ato institucione më vonë. Disa herë kërkova fjalën për procedurë te Kryetarja e Parlamentit e cila është zgjedhur deputete në Lezhë, por disa herë nuk më dha të drejtën e fjalës. Për të tërhequr vëmendjen e ministrave në ikje dhe atyre në ardhje, vendosa të hipja mbi karrigen ku unë ulem dhe të ngrija zërin për Parlamentin që nuk është në shërbim të qytetarëve. I kërkova duke thirrur me zë të lartë që të mbyllnin “festën" dhe burokracitë e emërimeve të reja, por të bënin një mbledhje urgjete dhe të merrnin masa sepse Shëngjini ishte në rrezik. Në Shëngjin po shkatërroheshin pyjet, banesat private të qytetarëve, hotelet dhe turizmi, ndaj hipja mund të duket e pahijshme, por në një situatë anormale nuk mund të mbetet gjë tjetër përveçse se të ngresh zërin për padrejtësitë dhe lënien në harresë të qytetarëve. Po tregoj mesazhin që më erdhi nga një qytetar pak pasi kishte nisur seanca: “O vëlla! Shëngjini po digjet, ju merreni me llafe aty”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit