INDI- Autoritetet në shtetin indian të Maharashtra janë përballur me një rast të tmerrshëm, pas zbulimit dhe shpëtimit të një gruaje 50-vjeçare amerikane në një pyll të zonës. 50-vjeçarja Lalita Kayi u gjet e lidhur me zinxhirë në një pemë nga një bari që dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë mbrëmjen e së shtunës. Gruaja, siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga NDTV, ishte kockë e lëkurë dhe u dërgua me urgjencë në një qendër mjekësore në Goa për trajtim të specializuar.
Edhe pse ishte shumë e dobët për të folur, Kayi shkroi një shënim në anglisht duke thënë se kishte kaluar 40 ditë pa ushqim në pyll pasi burri e lidhi në një pemë me një zinxhir hekuri. Autoritetet lokale besojnë se gruaja ishte trajtuar për "psikozë ekstreme" dhe vuan nga probleme psikologjike. Policia ka nisur hetimet për tentativën e mundshme të vrasjes nga bashkëshorti i 50-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur në media.
“Ne po përpiqemi të konstatojmë nëse pretendimi i gruas se ishte lidhur me zinxhir nga ish-bashkëshorti i saj ishte i vërtetë. Ne po verifikojmë çdo pretendim dhe informacion në shënimin që ajo shkroi," tha inspektori i policisë Saurabh Agrawal.
Kur Kayi u gjet, ajo kishte një pasaportë amerikane me vete- si dhe një vizë të skaduar që tregonte se ajo kishte jetuar në Indi për rreth 10 vjet. Është e paqartë se nga cili rajon i SHBA është. Dokumentet e tjera të gjetura në zotërim tregojnë se ajo jetonte me burrin e saj në Tamil Nadu.
“Kur e zbuluam, ajo ishte e dehidratuar në mënyrë kritike. Duket se ajo ishte atje për të paktën 48 orë, megjithëse nuk mund të fliste me ne”, tha Amol Chavan, një inspektor në stacionin e policisë Sahwadwadi dhe pjesë e ekipit që e gjurmoi. Policia u desh të priste pemën dhe të thyente drynin në zinxhirin me të cilin ishte lidhur gruaja.
An elderly woman from the United States was found chained to a tree in a forest in Maharashtra's Sindhudurg district on Saturday.According to the police, the woman, identified as Lalita Kayi Kumar S, lives in Tamil Nadu and is originally from the US. Police suspect that the… pic.twitter.com/X3i7PqCvUV
— IndiaToday (@IndiaToday) July 29, 2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd