Transmetuar më 28-07-2024, 14:43

Ministër i ri i Ekonomisë dhe Financave do të jetë kryetari aktual i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Petrit Malaj.

Postin në krye të AKBN, Malaj e mbajti vetëm më pak se shtatë muaj pasi po ngjitet në karrierë si ministër i një prej portofolin më të rëndësishme qeveritare në kabinetin e kryeministrit Edi Rama.

Petrit Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Më tej ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA.

Ai është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetown, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.

Ai ka përvojë pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit