Transmetuar më 26-07-2024, 20:11

Lojërat Olimpike Paris 2024 janë hapur sot me ceremoninë e zakonshme ku pjesëmarrës janë edhe atletët të cilët do të garojnë në këto ditë për të fituar medaljet e lakmuara.

Ndryshe nga vitet e tjera, ku ceremonia e parakalimit zhvillohet me marshimin në stadium të atletëve nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse, këtë vit francezët kanë menduar që “sfilata” të zhvillohet në varka mbi lumin Senë.

Kështu, delegacioni shqiptar ka qenë pjesë e varkës së tretë që doli në pjesën e lumit ku zhvillohet ceremonia, me mundësin Zelimkhan Abakarov i cili ishte mbajtës i flamurit kuqezi në këtë paradë të pazakontë.

(VIDEO)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit