Transmetuar më 26-07-2024, 15:18

Konflikti për pronën në Thumanë degradoi në të shtëna armësh.

Policioa njoftyon se ‘në vijim të dy informacioneve paraprake të dhëna mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, arrestuan shtetasit:

– S. A., 55 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal;

– A. A., 45 vjeç, F. S., 33 vjeç, Y. S., 40 vjeç, të tre banues në Mamurras, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 76/22/ 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Arrestimi i këtyre shtetase u bë pasi mbrëmjen e djeshme, më datë 25.07.2024, rreth orës 21.30, në vendin e quajtur Shperdhet, Mamurras, (në kufirin administrativ ndarës me qytetin e Krujës), shtetasit S. A., (me detyrë punonjës Policie) A. A., dhe disa personave të tjerë lidhje të tyre të ngushta familjare, kanë debatuar dhe janë konfliktuar fizikisht me vëllezërit F. S. dhe Y. S., për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronësinë e një sipërfaqe toke.

Me pas, konflikti midis tyre ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe si pasojë e të shtënave kanë mbetur të dëmtuar nga njëra palë shtetasit S. A., A. A., dhe nga pala tjetër shtetasi F. S., të cilët më pas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë e shtetasit S. A., municion luftarak (2 fishekë) dhe gëzhoja, të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit