Transmetuar më 26-07-2024, 13:12

Pothuajse 8 mijë dhi dhe dele janë groposur në pesëmbëdhjetë ditët e fundit ose pritet të vriten që nga konfirmimi i rastit të parë të murtajës në një njësi blegtorale në Kastraki Kalambakas, Greqi.

Deri dje, sipas të dhënave zyrtare nga autoritettet greke, janë groposur 3670 kafshë dhe pritet që të njëjtin fat tê kenë edhe 4238 të tjera.

Ditën e djeshme, kreu i prokurorisë së Shkallës së Parë të Larisës urdhëroi një hetim urgjent për të dhënë përgjigje se si, kur dhe nga kush dhe nga kanë hyrë kafshët bartëse të virusit. Megjithatë, autoritetet veterinare përveç zonave të kontrollit, po marrin mostra edhe nga kontrollet e synuara në zona jashtë mbikëqyrjes.

Për momentin qëllimi kryesor i autoriteteve përgjegjëse është t’i japin fund përhapjes së sëmundjes dhe më pas në një moment të dytë të bëjnë njoftime zyrtare se si ka hyrë murtaja në vend.

Vihet re se deri më tani janë zbuluar gjithsej 18 raste të murtajës së dhive në Trikala dhe Larisa që nga data 11 korrik, kur u regjistrua rasti i parë. Prej tyre, 10 ndodheshin në Njësinë Rajonale Trikala dhe 8 në Njësinë Rajonale Larisa. Një rast nënkupton të gjithë tufën.

Ndërkohë që vlen të thuhet se numri i kafshëve dhe zonave rritet sa herë që konfirmohet një rast i ri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit