Transmetuar më 26-07-2024, 11:58

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi u zbulua se vidhte automjete.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2 automjetet e vjedhura.

Gjatë një jave, ka rezultuar se 24 vjecari ka vjedhur 1 automjet, të cilin e ka shitur në fshatin Barbullinjë, ndërsa automjetin tjetër e ka marrë me qira në Fier, me qëllimin për ta shitur në Sarandë.

Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, në momentin që do shiste automjetin, në një servis në Sarandë, dhe më pas arrestimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit