Transmetuar më 26-07-2024, 09:59

Një 46-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Cërrik.

Sipas informacioneve të policisë, 46-vjeçari u kap në flagrancë brenda rrethimit të varrezave me një çantë dhe disa materiale relike që dyshohet se kanë qenë të vendosura nëpër varre.

“Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap në flagrancë brenda rrethimit të varrezave, me një çantë me disa materiale relike që dyshohet se kanë qenë të vendosura nëpër varre.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit