Transmetuar më 26-07-2024, 09:39

Një sherr ka ndodhur në Ksamil një ditë më parë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policie e Vlorës.

Sipas policisë në pranga kanë rënë një 28-vjeçar, një shtetas 21 vjeç dhe një 40 vjeç dhe tjetri 18 vjeç.

Ndërkohë theksohet se për motive të dobëta, kanë përplasur me njëri-tjetrin, 2 automjetet me të cilat qarkullonin dhe më pas janë konfliktuar fizikisht.

Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit