Transmetuar më 25-07-2024, 19:16

Horoskopi ditor i Brankos pritet me interes nga shumë të apasionuar pas astrologjisë dhe zodiakut. Astrologu i famshëm i RDS-së është një nga më të ndjekurit edhe në vendin tonë duke u veçuar mes ekspertëve të panumërt të yjeve dhe planetëve. Noa.al ju sjell të zbardhur zodiakun e të premtes 26.

Dashi: Nesër Mërkuri do të lërë pozicionin e bukur te Luani për t’u zhvendosur te Virgjëresha e afërt. Nga atje planeti i punës do të jetë më i fshehur. Nuk do të keni probleme dhe vështirësi të mëdha, por do të duhet gjithsesi t’i kushtoni më shumë vëmendje marrëdhënieve me të tjerët dhe financave.

Demi: Sipas horoskopit të Brankos nesër Mërkuri do të arrijë Virgjëreshën dhe do të bëhet sërish i favorshëm. Pak nga pak, ylli i çështjeve të punës do të fillojë t’ju ndihmojë të zgjidhni të gjitha ngërçer, të rregulloni dokumentet, letrat të ndryshme, si dhe marrëdhëniet familjare.

Binjakët: Nesër Mërkuri do të kalojë në kah të kundërt. Megjithatë nuk do të duhet të keni frikë nga shumë reagime të kundërta, duke pasur parasysh se Jupiterin dhe Marsin do t’i keni gjithmonë në krah. Dy planetët do të mund t’ju mbrojnë nga çdo vështirësi që do të hasni.

Gaforrja: Mërkuri do të jetë sërish aktiv nesër. Nga orët e ardhshme planeti do të fillojë të favorizojë marrëveshjet, shitjet, bizneset dhe shkëmbimet tregtare. Do të jetë më e lehtë për të marrë financim për një projekt që ju intereson.

Luani: Nesër Mërkuri do t’ju përshëndesë për të kaluar në shenjën e Virgjëreshës. Nga ajo pikë në qiell ky planet do të fillojë të merret ca më pak me marrëdhëniet ndërpersonale dhe pak më shumë me punën, biznesin, paratë dhe negociatat. Përfitoni nga kjo për të nisur një projekt të ri për të cilin keni menduar prej disa kohësh.

Virgjëresha: Siç tregon horoskopi i Brankos, nesër Mërkuri, mbrojtësi juaj qiellor, do të zbresë në hapësirën tuaj zodiakale. Ardhja e tij do t’ju ftojë të filloni të bëni plane pune për shtatorin, muaj ky që premton të jetë shumë stimulues.

Peshorja: Nesër Mërkuri do të kalojë në një territor neutral, por nuk do të jetë një tranzit negativ. Ju do të keni gjithmonë në krah Jupiterin, planetin e fatit dhe rritjes. Duhet të përfitoni prej tij, për të zhvilluar një ide apo iniciativë të re.

Akrepi: Nesër do të fitoni një aleat shtesë, Mërkurin. Që këtu e tutje, profesioni do të mund të gëzojë një shtysë të re. Gushti do të jetë një muaj shumë interesant: mundësi të reja, ndryshime, vendime dhe nisma më të guximshme në horizont.

Shigjetari: Nesër Mërkuri do të bëhet i kundërt. Nga orët në vijim mund të filloni të keni disa probleme të vogla burokratike që i kishit lënë mënjanë. Përpiquni të merreni me çdo pengesë, por me qetësi dhe qartësi.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Brankos nesër do të ketë një hënë në një aspekt disonant që mund të shkaktojë shqetësime të përkohshme në familje, mes prindërve dhe fëmijëve. Mundohuni të qëndroni të qetë për 24 orët e ardhshme.

Ujori: Nesër Mërkuri do të lërë kundërshtimin e tij: lajm i mirë! Jeta profesionale do të ketë më shumë vrull. Këto janë ditë të vlefshme për të çuar përpara idetë dhe projektet kreative. Ndjenjat kërkojnë durim, të paktën deri më 5 gusht.

Peshqit: Nesër Merkuri do të bëhet i kundërt: do t’ju duhet të filloni t’i kushtoni pak më shumë vëmendje letrave të shkruara, afateve dhe financave tuaja. Jupiteri përballë rrit ndjenjën e përgjegjësisë ndaj familjes.

HOROSKOPI JAVOR NGA BRANKO, FOX DHE BREZSNY 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit