Transmetuar më 25-07-2024, 11:05

Një sherr mesa djalit dhe babait degradoi në përdorimin e armëve. 83-vjeçari plagosi të birin me çifte pas një konflikti për motive të dobëta. Në dëshminë e tij të dhënë përpara grupit hetimor, ka thënë se e ka plagosur të birin pas dhunës që djali ka ushtruar ndaj tij.

Gjithashtu burime nga grupi hetimor pohojnë faktin se 83-vjecari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur ka kryer plagosjen gjë e cila ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga i biri.

Kujtojmë se 47-vjeçar, i biri i 83 vjeçarit ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka dhunuar babain e tij, ndërsa nuk dihet dhe as 83 vjeçari nuk është shprehur më tepër nëse dhuna ndaj tij ka qenë e vazhdueshme, do të jenë hetimet e thelluara që do të bëjë policia për të zbardhur të gjithë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë i plagosuri ashtu sikurse është raportuar edhe më herët u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit