Transmetuar më 24-07-2024, 19:36

Pogradec, 24 Korrik 2024/noa.al- Një konflikt mes babë e bir ndodhi sonte në Pogradec me pasojë plagosjen e djalit me armë zjarri.

Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.

Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.

Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij. /noa.al

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit