Transmetuar më 24-07-2024, 17:14

Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:15 në fshatin Melgushë, ku shtetasi J. M., 32 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti për motive të dobëta me disa shtetas të tjerë.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë shoqëruar J. M. në Komisariat për veprime procedurale.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë është duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personit që ka qëlluar, si dhe të të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.

Njoftimi:

Rreth orës 04:15, në fshatin Melgushë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shtetasi J. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë zjarri dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit