Transmetuar më 24-07-2024, 14:39

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bathores, ku një fëmijë 8-vjeç ra nga kati i dytë i banesës dhe ndërroi jetë.

8-vjeçari që humbi jetën tragjikisht do i mungoi familjes, shokëve dhe shokëve.

Në lidhje me këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe shkolla Halit Coka që ndiqte 8-vjeçari.

Me anë të një postimi thuhet se Shaban Bruçi do i mungojë bankave të shkollës, teksa 8-vjeçarin e cilësojnë si një ky djalë shembullor, i zgjuar, i dashur dhe i papërtuar për të marrë dije.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesve, nënës, motrës dhe dy vëllezëve, do ju mungojë Shaban Bruçi, ky djalë shembullor, i zgjuar, i dashur dhe i papërtuar për të marrë dije.

Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Shaban. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Shabanit! I paharruar në zemrat tona!”, thuhet në postimin e shkollës Halil Coka.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit