Transmetuar më 24-07-2024, 09:56

Të shumtë janë personat që besojnë se seriali “Simpsons” ka parashikuar edhe kandidimin e Kamala Harris-it për presidente.

Bëhet fjalë për episodin “Bart to the Future”, të sezonit të 11-të. Ky episod u bë viral për herë të parë në vitin 2021 kur Harris-i u emërua zëvendës-presidente në Shtetet e Bashkuara.

Ndjekësit vunë re ngjashmëri mes veshjes së politikanes dhe asaj të Lizës në serial, e cila kishte vënë vëthë dhe gjerdan me perla dhe kishte veshur xhaketë ngjyrë vjollcë.

Gjithashtu edhe shkrimtari i serialit, Jean, ka rënë dakord. Ai publikoi në “X” një foto të Lizës dhe Harris-it ku duken me të njëjtën veshje, duke shprehur krenari që është pjesë e kësaj profecie.

“‘Profecia e serialit ‘Simpsons’ për të cilin jam krenar që jam pjesë”, shkroi Jean, 63 vjeç mbi postimin e tij.

Al Jean ka shprehur mbështetjen e tij të fortë për kandidaturën e Harris-it nëpër rrjetet e tij sociale.

Megjithëse është e pasigurt nëse Harris do të bëhet realisht kandidatja demokrate, ajo është shprehur se qëllimi i saj është të fitojë këtë nominim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit