Transmetuar më 24-07-2024, 09:48

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet ka përplasur 75-vjeçaren Florika Korkuti, banore në Gjirokastër.

Mësohet se mjeti “Opel” me targa greke, drejtohej nga një shqiptar që banonte në Greqi, teksa nga përplasja 75-vjeçarja ka ngelur e lënduar rëndë dhe është transportuar menjëherë për në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim.

Sipas deklaratës që ka bërë drejtuesi i mjetit, mendohet se 75-vjeçarja i ka prerë rrugën mjetit, pasi shpejtësia me të cilën udhëtonte ka qenë jo më shume se 30 km/h.

Në vendngjarje ka shkuar edhe Policia Rrugore dhe po analizon shkaqet e aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit