Transmetuar më 24-07-2024, 08:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathorë.

Sipas policisë dyshohet se një i mitur ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.

8-vjeçari u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Po fatkeqësisht si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit