Transmetuar më 23-07-2024, 22:20

VLORË- Shoqërohen për në komisariat tre persona në Vlorë. Mësohet se Policia e Vlorës ka ndaluar mbrëmjen e sotme një automjet për kontroll në zonën e ujit të ftohtë.

Drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar urdhrin e Policisë, ku në atë moment kanë zbritur nga makina dy pasagjerët të cilët kanë shtyrë policët. Për shoqërimin e tre personave është kërkuar edhe përforcim nga forcat shqiponja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit