Transmetuar më 23-07-2024, 18:05

SPAK ka nisur intensivisht punën për zbardhjen e një prej krimeve më të rënda në historinë e vendit, vrasjet shtetërore të 4 protestuesve para kryeministrisë.

Një ditë pasi SPAK mori dëshminë e të vesë së Aleks Nikës, Rajmonda Nika dhe xhaxhait të tij për 4 orë e gjysmë, sot në SPAK është thirrur Ndrea Prendi, ish komandanti i Gardës.

Prokuroria e Posaçme po heton 21 janarin si vrasje shtetërore ndërsa akuzat regjistruara janë shumë të rënda: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit