Transmetuar më 23-07-2024, 14:59

Bashkëshorti i 27-vjeçares, që tentoi të mbytej në Bunë me 4 fëmijët e tij të mitur, ka pranuar se e ka tradhtuar të shoqen dhe se ajo ishte në dijeni.

Në emisionin me “Me zemër të hapur”, Ajet Isufi tregoi se bashkëshortja ia kishte falur tradhtinë për hatër të fëmijëve dhe kishin vendosur që të riktheheshin me njëri-tjetrin. Ai theksoi se pasi e shoqja të bëhet mirë do kthehen së bashku dhe se nuk do ta tradhtojë më.

“Është e vërtetë që kam pasur lidhje tjetër dhe ajo e dinte këtë çështje, nuk dua ta zgjas. Po, e di edhe gruaja ime. Kjo ka ndodhur kur jemi ndarë, pa divorc. Edhe tani pa divorc jemi ndarë. Kur kemi qenë ndarë, mendova se nuk kthehet më gruaja. U ndamë 3-4 muaj të ndarë, isha në lidhje tjetër por vendosëm ë bashkoheshim për hatër të fëmijëve. Para 3 muajsh vendosëm të bashkoheshim. Ajo ma ka falur për hatër të fëmijëve. Por kjo punë është kryer, dua vetëm që prindërit e saj të dalin para drejtësisë.

Sapo pashë lajmin kam shkuar në policinë e Shkodrës, pata përplasje i thashë pse s’më keni lajmëruar. Sot shkova sepse policia të hetojë tek familja e gruas, për të parë se çfarë ka ndodhur. Nuk kam pasur kontakt me gruan, as me fëmijët. Më kanë thënë që janë mirë dhe mos u bëj merak. Shpresoj që gruaja të bëhet mirë dhe dua të shkojë në polici e të tregojë të vërtetën. Do të vazhdojmë të jemi bashkë, ajo është gruaja ime dhe do të vazhdojmë të jemi bashkë. Nuk do të ndodhë më tradhtia”, tha Ajet Isufi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit