Transmetuar më 23-07-2024, 12:56

Ajet Isufi, bashkëshorti i 27-vjeçares që tentoi të mbytej në Bunë bashkë me 4 fëmijët e mitur, ka hedhur poshtë akuzat e vjehrrës se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Në emisionin me “Me zemër të hapur” ai madje u shpreh se para se gruaja e tij të ndërmerrte aktin e rëndë, ka pasur përplasje të fuqishme me të ëmën e saj. “Unë i pranoj gabimet e mia, kam pasur shumë raste, por të dalin para drejtësisë, e ëma të dalë të tregojë të vërtetën. E vërteta është se nga ora 13:20 janë përplasur me debate të ashpra, e ëma dhe me të bijën, ka pasur përplasje të fuqishme mes tyre. Kam menduar se më ka tradhtuar por kam qenë unë gabim. Nuk e kam rrahur, debatet kanë qenë të ashpra por jo deri në ekstrem.

Unë marrëdhënien me gruan e kam shumë mirë. Mua më doli një punë dhe shkova në Mal të zi, ajo iku tek një shoqe, e mori ajo përsipër. Qëndroi me shoqen 10 ditë-2 javë dhe shoqja e hodhi në rrugë. Shoqja e hodhi në rrugë dhe iku tek familja e saj.

I thashë mos shko tek familja jote. Nuk jam dhe as nuk kam qenë në proces divorci, janë shpifje të nënës së gruas. Nuk duan të na shohin mirë, i vetmi person, i ati futet mes çiftit.

Prej 9 vitesh nuk kam pasur asnjë ditë të mirë. I thoshin vajzës që lëre se të mbajnë ne me katër fëmijë, i thosha ‘çfarë po thoni, jam i martuar mevajzën tuaj’. Jemi njohur në FB, e nisëm si shokë dhe u lidhëm. Në fejesë filluan debatit, i ati ndërhynte në familje. Nuk kanë qenë dakord për lidhjen tonë, nuk e dimë akoma arsyen. Ajo ka ikur nga banesa për t’u martuar me mua. Atë ditë që ka ardhur tek unë, është nisur me biçikletë.

Familja e saj na ka shkatërruar. Ajo ka qenë 18-vjeçe. Ajo gradualisht i vendosi marrëdhënien me prindërit e saj. Thjesht nuk donin të më shikonin me vajzën e tyre, atë e dinë ata.”– tha ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit