Transmetuar më 23-07-2024, 12:20

Kreu i demokratëve Euro-atlantike Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Basha akuzoi Sali Berishën dhe Edi Ramën se po bashkëpunojnë për të mbyllur listat zgjedhore. Sipas Bashës, ky vendim do të miratohet në seancën e së enjtes ose të premtes në Parlament. “Po avancojmë me fazën e tretë të këtij pazari që pritet të marrë formë në seancën e së enjtes ose të premtes. Pakti Rama-Berisha për të mbyllur listat me Reformën Zgjedhore. Sipas informacioneve që kemi, dyshja e tangos e ka mbyllur Pazarin që të bashkojnë votat dhe të kalojnë këtë atentat kushtetues.

I shërben Ramës dhe Berishës të rrisin kontrollin ndaj vartësve të tyre. Bashkojnë votat që të mbyllin listat për t’ju kontrolluar ju, votën tuaj, për t’ju trajtuar si dele që nuk meritoni as bar të hani”– tha Basha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit