Transmetuar më 23-07-2024, 11:38

Ndalohet një 24-vjeçar, i cili theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi.

Sipas informacioneve të policisë, i riu u kap në flagrancë me lëndë narkotike dhe me thikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin, për vënien përpara përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve.

“Si rezultat i kontrolleve, u kap në Sauk, shtetasi, 24 vjeç, banues në Peqin.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 24-vjeçari kishte thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit