Transmetuar më 23-07-2024, 10:35

Tiranë, 23 Korrik 2024/noa.al- Një i ri hipur mbi një Benz u gjet me armë zjarri në çantën që mbante me vete, në një kontroll policor gjatë natës duke gdhirë dita e sotme në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me automjet, i armatosur, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Ervin Mëzhika, 20 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Në rrugën "5 Maji", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin E. M.

Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit