Transmetuar më 23-07-2024, 09:30

Durrës, 23 Korrik 2024/noa.al- Një djalë në moshë të re humbi tragjikisht jetën gjatë natës duke gdhirë dita e sotme në një aksident rrugor në Durrës, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Bilalas kur një burrë humbi kontrollin e automjetit që drejtonte duke pasuar vdekjen e pasagjerit në mjet.

Policia tha sot se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë.

"Arrestimi u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga".

Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit