Transmetuar më 22-07-2024, 22:40

Egnatia dhe Vllaznia janë dënuar nga UEFA për shkak të sjelljeve të tifozëve përkatës në ndeshjet e turit të parë në kompeticionet europiane.

Klubi i Egnatias është dënuar me një gjobë prej 10 mijë eurosh dhe UEFA ka vendosur për mbylljen e stadiumit të saj për ndeshjen e radhës që do të luajë si pritëse. Sipas UEFA-s shkak është bërë “sjellja diskriminuese e tifozëve” të klubit rrogozhinas. Vendimi për mbylljen e stadiumit gjithsesi, është i pezulluar dhe do të hyjë në fuqi nëse përsëriten incidente të ngjashme brenda një periudhe dyvjeçare.

Ndërkaq, edhe Vllaznia ka përfunduar në listën e të dënuarve nga UEFA, e cila i ka ndaluar udhëtimin tifozëve shkodranë në ndeshjen e radhës që do të luajnë në kompeticionet ndërkombëtare për shkak të incidenteve në tribuna pas ndeshjes së luajtur kundër Valur në Islandë. Ky vendim gjithashtu është i pezulluar dhe hyn në fuqi brenda dy viteve të ardhshme nëse përsëriten incidente të ngjashme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit