Transmetuar më 22-07-2024, 21:39

Tedi Blushi ka dalë pas 5 orë në pyetje nga komisariati i policisë. Shoqërimi i tij u bë pas incidentit që ndodhi në Këshillin Bashkiak. Një debat është zhvilluar mes këshilltarit të PL-së, Tedi Blushit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë debatit, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.

Blushi: Prej 5 orësh jam në komisariatin e narkoshtetit e narkopolicisë, për të dhënë sqarime mbi atë ngjarje të shëmtuar, atë provokim që mu bë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshtetit mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e këtij komisariati. Dhe siç do ta marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë, me këtë regjim ka vetëm qëndresë. Përgjigja do të jetë shembullore në çdo strofull komsariati, policie, qeverie, bashkie. Kush provokon opozitën do të marrë përgjigjen që meriton në mënyre dëmokratike edhe shqiptare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit