Transmetuar më 22-07-2024, 18:09

Ngjarja e rëndë që ndodhi përpara ditësh në Elbasan, me tritolin që shpërtheu në hyrjen e dy motrave Nikolli, ku ngeli i plagosur rëndë edhe fqinji i tyre, duket si diçka e organizuar, siç thotë gazetari Artan Hoxha.

Ai shprehet në një emision se kjo mund të jetë përdorur për të dëmtuar Nuredin Dumanin, por nuk është e habitshme nëse këtë akt e ka urdhëruar ky i fundit.

“Nëse i vëmë re tre ngjarjet e ditëve të fundit, pra ngjarja e Memaliajt, ngjarja e Gramshit dje, ngjarja e Pogradecit dhe ngjarja e Elbasanit, të gjitha kanë pasur dëme anësore, ose më saktë ka pasur dëme te njerëz të pafajshëm.

Në Pogradec ishin pastrueset e bashkisë, jeta e tyre u rrezikua. Në Gramsh ndodhi në rrugën kryesore të qytetit. Në Memaliaj ne pamë që u vra një kamarier, një njeri që shyqyr ka qëndruar në atë qytet që të punojë.

Në pistat e SPAK-ut, kjo ngjarje mund të jetë edhe e organizuar për t’i dëmtuar besueshmërinë Dumanit dhe për të bërë atë që thonë mbi statusin, status të cilin ai, për shkak se ka qenë vetë i pasinqertë, duhet ta kishte humbur.

Njëra nga motrat Nikolli e ka njoftuar SPAK-un se është e kërcënuar nga filan person dhe i rrezikohet jeta. Pesë ditë para. Që të nesërmen e ngjarjes ka shkuar SPAK-u, e ka marrë SPAK-u si çështje. Mua nuk më duket farë çudi që Dumani është i përfshirë. Nëse atij i lë pak mundësi, ai e tregon veten. Mënyra se si ai komunikon jashtë, tregon që ata që i kanë treguar garanci, duhet të kenë kujdes. Nuk është Dumani që meqë ka treguar atje, ka ndryshuar sjelljen, jo, ai është i gatuar në atë formë. Është një njeri që ka kallëzuar dhe vëllanë e vet. Ai është në këto kushte që po i dhe liri, e shfrytëzon shumë mirë”, u shpreh Hoxha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit