
Të dhënat po ngarkohen...
Me tensione por edhe përplasje fizike është shoqëruar pasditen e sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë.
Bëhet me dije se pasi anëtari i Këshillit Bashkiak, Tedi Blushi ka goditur me letra A4 kryebashkiakun Erion Veliaj.
Menjëherë pas kësaj Halit Valteri, në mbrojtje të Veliajt, është konfliktur fizikisht me Blushin duke e goditur me grusht.
Siç raportohet ky moment nuk është kapur nga kamerat, ndërkohë që mbledhja është ndërprerë menjëherë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd