Transmetuar më 22-07-2024, 16:48

Një polic është vënë në pranga në kryeqytet, pasi akuzohet se ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

55-vjeçari me iniciale P.P., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, raportohet se krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndaj policit rëndon vepra penale “dhunë në familje”, ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon hetimet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit