Transmetuar më 22-07-2024, 15:07

30 që kishin dalë për të protestuar ditën e sotme në Maliq janë gjobitur me nga 100 mijë lekë nga policia e shtetit.

Shkak sipas policisë për vendosjen e gjobave është zënia e sipërfaqes rrugore të aksit Libonik-Drithas, pa lejë e pa shkak të arsyetueshëm, duke u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Fermerët protestuan në Maliq, për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre bujqësore. Fermerët nga fshatrat e fushës së Korçës thonë se po përballen me mungesën e tregut. Për shkak të mungesës së subvencioneve sipas tyre prodhimi del me kosto më të lartë ndaj ata konkurrohen nga prodhimet që futen nga jashtë.

Fermerët thonë se i gjithë prodhimi i qepës, patates, misrit dhe grurit ka mbetur stok.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit