Transmetuar më 22-07-2024, 14:28

SPAK tërheq dosjen e shpërthimit të kryer në banesën ku jetonin me qira dy motrat Alda dhe Xhovana Nikolli.

Çështja që ishte regjistruar pranë Prokurorisë së Elbasanit për plagosje të rëndë, posedim eksplozivi etj., do t’i bashkohet të njëjtit hetim ku i penduar është shtetasi Nuredin Dumani.

Kujtojmë se Alda Nikolli deklaroi në SPAK se kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.

Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i motrave, Enea Thomarai, që aktualisht ndodhet në gjendje kome, te Trauma në Tiranë, edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me to, por i ra mbi trup dera e shtëpisë së tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit