Transmetuar më 22-07-2024, 14:23

Një 48-vjeçar shqiptar është vetëvrarë në burgun e Bolonjës gjatë ditës së djeshme.

48- vjecari është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij.

Ai ishte akuzuar për tentativë vrasje dhe ishte nën masë arresti me burg prej muajit maj e në pritje të procesit gjyqësor.

Viktima është Lulzim Musta i cili më 27 maj 2024 ka goditur tetë herë me thikë një 66 – vjeçare italiane pronare në një hotel në komunën Castel San Pietro në provincën e Bolonjës.

Shqiptari kishte punuar për disa kohë në këtë hotel.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit