

Rajmonda Nika, ish gruaja e të ndjerit Aleks Nika, ishte sot e thirrur në SPAK ku qëndroi për më shumë se tre orë në mjediset e kësaj prokurorie të posaçme.
Bashkëshortja e Aleks Nikës, tha pas daljes se kishte dëshmiar për protestën e 21 Janarit 2011 në bulevard, përballë Kryeministrisë, ku humbi jetën bashkëshorti i saj Aleks Nika dhe tre persona të tjerë.
"Unë dhashë jo vetëm sqarime por edhe disa prova, fakte të reja", tha Rajmonda Nika në një deklaratë për media.
Gruaja e vé e Aleks Nikës, është ajo që ka bërë kallëzimin në SPAK ku prej më pak se një jave po hetohet zyrtarisht dosja e 21 janarit.
Më herët sot në SPAK u thirr edhe xhaxhai i Aleks Nikës. Çështja po hetohet nga prokurori i posaçëm, Alfred Shehu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
