Transmetuar më 22-07-2024, 12:40

Tiranë, 22 Korrik 2024/noa.al- Shkon në 64 numri i shtetasve të arrestuar të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë.

Orët e fundit janë arrestuar shtetasit: R. V., 53 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

A. T., 22 vjeç dhe A. G., 28 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur aparatin celular, gjatë drejtimit të automjeteve.

Me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, këta shtetas kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.

Lufta kundër këtij fenomeni do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, thotë Policia Rrugore.

Ajo apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit