Transmetuar më 22-07-2024, 11:54

Fier, 22 Korrik 2024 /noa.al- Katër persona mbetën të plagosur pak më parë në një aksident rrugor që erdhi nga përplasja e dy automjeteve.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:30, në aksin rrugor "Fier-Levan", raporton noa.al.

Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin Namik Rakipi, 70 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Klejdi Çaushaj, 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi Namik Rakipi dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit