Transmetuar më 22-07-2024, 11:40

Një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Fier, në vendin e quajtur Çesma e Levanit.

Mësohet janë përplasur kokë më kokë dy automjete.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit nga dy autoambulanca.

Automjeti me drejtues shtetasin Namik Rakipi, 70 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Klejdi Çaushaj, 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi Namik Rakipi dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekspertët për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun, pasi njëra prej korsive është bllokuar, duke shkaktuar radhë kilometrike, raporton noa.al.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit