Transmetuar më 22-07-2024, 10:00

Edhe Ministri i Shteti për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit.

Ministri Mazniku u pa të shkonte i vetëm në SPAK.

Zyrtarisht nuk dihen arsyet përse ai është thirrur në SPAK.

Arbian Mazniku u emëruar si Ministër i Shtetit për Pushtetin vendor më 4 shtator 2023.

Më herët ai ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit